Shqipëria Posted on 2026-06-23 17:27:00

Siguria energjetike, memorandum Shqipëri-Eni S.P.A. Rama: Shqipëria nuk do të ketë më dilema nga krizat

From SCAN TV

Siguria energjetike, memorandum Shqipëri-Eni S.P.A. Rama:

Qeveria shqiptare ka nënshkruar një Memorandum  Mirëkuptimi me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon. 

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se bashkëpunimi do sigurojë ofrojë siguri energjetike në raste krizash.

“Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Gjatë rrugës, na u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës që ne i kemi, sigurisht, të rregulluara me një kuadër ligjor. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie të veçantë strategjike me Italinë dhe raportin e afërt të bashkëpunimit me Eni që është një gjigant global në tregun e hidrokarbureve, por njëkohësisht potencë e madhe që ka edhe prezencën e vet në Shqipëri. Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimn  e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës. Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara. Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjell sot në firmosjen e këtij hapi të parë në zyrtarizimin e procesit të kompanisë”, tha Rama.

Ndërkaq, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se për qeverinë, siguria energjetike është një prioritet.

“Moment I rëndësishëm, për një system energjetik më të sigurt, të qendrueshë. Krijon një hub energjetik për të gjitha produktet energjetike në vendin tonë. Për qeverinë shqiptare siguria energjetike është një prioritet. Qeveria ka ndërmarrë një qasje të gjatë dhe afatgjatë me instrumenta të qendrueshme që vendi ynë të ketë furnizim të qendrueshëm”, tha Karakaçi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, delina Ibrahimaj, u shpreh se kjo marrëveshje sjell zhvillim ekonomik.

“Do të bëjmë vlerësime të plota teknike dhe financiar, në mënyrë që të kemi shumë shpejt një ide të strukturuar për krijimin e kompanisë shtetërore që do I përgjigjet nevojave dhe kërkesave të vendit sot dhe kërkesave dhe nevojave të BE. Lidhet me synimin për ta kthyer shtetin në fitimprurës, duam të ndërtojmë kompani shtetërore që të rrisim të ardhurat në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do arrijmë rezultate që do rrisin sigurinë energjetike të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj

Drejtori ekzekutiv I kompanisë Eni, Claudio Descalzi bëri me dije se po punohet për linjat e reja të transmetimit që do të lidhin Italinë me Shqipërinë.

Live TV

Latest news
All news

Most visited