Siguria e kartave bankare, Policia e Shtetit: Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!
Mashtrimi digjital po bëhet një krim shqetësues për autoritetet e sigurisë në Shqipëri. Së fundi policia e shtetit ka apeluar për qytetarët që të jenë të kujdeshëm me të dhënat e tyre bankare. Sipas një njoftimi të policisë “Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit informon opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik. Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare. Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.
Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:
Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;
Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;
Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);
Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit premton se do të vijojë të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.
Në fund të njoftimit të saj Policia bën thirrjen për të gjithë qytetarët: Respektoni sigurinë tuaj digjitale! Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Task Forcë për kontrollet e akseve kombëtare/ Balluku: Një javë kohë për të liruar territoret e segmenteve rrugore
Në kuadrin e aksionit për të pastruar territoret e akseve kombëtare, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda......

Situata e zjarreve, 34 vatra në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra janë ende aktive, 3 nën monitorim
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin e vatrave të zjarreve në vend. Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të......

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit/ Struktura e re do të monitorojë çdo cep të vendit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një strukturë të re shtetërore, të quajtur Kryeinspektorati Digjital i Territorit, që sipas tij përfaqëson një tjetër......

“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!” Çmimet e referencës, Demirxhiu: Të gjithë sytë nga bregdeti
Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut. “Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të......

Akademia e Shkencave drejt reformës në kërkimin shkencor/ Gjinushi: Ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, duhen afruar me standardet europiane
Akademia e Shkencave është angazhuar në reformimin e sistemit të kërkimit shkencor nëpërmjet forcimirt të zgjerimit të njësive ekzituese kërkimore dhe......

Modeli turk i sigurimeve do të zbatohet në Shqipëri/ Si funksionon në Turqi dhe Rumani skema e detyrueshme për tërmetet?
Sipas projektligjit të Ministrisë së Financave për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga tërmeti, ky model është frymëzuar nga praktikat e suksesshme......

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja
Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur masivisht kudo në botë, falë përfitimeve të saj dhe mundësisë që u jep njerëzve për të lehtësuar punët,......

Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta e më të lira në Shqipëri/ Sazani, Marina e Durrësit, Gjiri i Lalzit, “vija e artë” e tregut të pronave
Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për......