Shqipëria Postuar më 17 Shtator 2025, 09:02

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte

Nga SCAN TV

Siguria dhe mbrojtja, kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet ditën e sotme në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi mbahet në selinë e NATO-s dhe sipas planifikimit fillon në orën 09:00 në mëngje.

Ky takim është pjesë e vizitës zyrtare të Ramës në Bruksel, ku ai ndodhet në kuadër të Konferencës së 6-të Ndërqeveritare për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi, që do të zhvillohet në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, Kryeministri Rama dhe Sekretari Rutte do të mbajnë një fjalim të përbashkët.

Dje në konferencën ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian u hapën negociatat për 4 kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, duke thelluar angazhimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat