Si u rikthye turizmi në trajektore rritëse? Euro ndihmoi shqiptarët për pushime jashtë vendit
Turizmi global është rikthyer fuqishëm në trajektore rritëse, duke rikuperuar plotësisht efektet e pandemisë. Rritja e kërkesës ndërkombëtare ka sjellë një shtrenjtim të ndjeshëm të çmimeve, që ndihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në destinacionet më të preferuara si Turqia ku paketat u shtrenjtuar me rreth 30%, po edhe në Itali, Francë apo Greqi.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se paketat turistike për qytetarët e vendeve të BE-së u rritën mesatarisht me 7.3% në korrik, veçanërisht për udhëtimet brenda vendeve të tyre. Në Shqipëri, megjithatë, ky trend ka qenë më i zbutur: çmimet e paketave turistike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, u rritën vetëm 1.4%. Një faktor kyç në këtë ndryshim ishte vazhdimi i rënies së euros në tregun vendas të këmbimit, duke bërë që pushimet jashtë vendit për shqiptarët të rezultojnë realisht 6% më të lira.
Kombinimi i kësaj fuqizimi të valutës me rritjen e pagave ka shtyrë një numër të madh shqiptarësh të zgjedhin paketat turistike jashtë Shqipërisë. Ky fenomen lidhet edhe me rënien e dukshme të frekuentimit të plazheve vendase nga pushuesit shqiptarë.
Sipas INSTAT, vetëm në muajin korrik 782 mijë shtetas shqiptarë kanë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Nga Tirana, në Cërrik. Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?
Në gjysmën e parë të vitit borxhet e mbartura të bashkive kundrejt kompanive që kryejnë punë publike por edhe qytetarëve regjistrohen në vlerën e 3.6......

Krijohet Operatori Kombëtar për Prodhimin e Ujit
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhë Energjisë, Belinda Balluku, prezantuan Operatorin Kombëtar të Ujit.......

A do të rriten taksat për të pasurit në Gjermani? Ideja e ministrit të financave kundërshtohet nga kancelari Merz
Partitë e koalicionit në Gjermani po zhvillojnë një debat të brendshëm, në lidhje me mënyrat e financimit të deficitit buxhetor, që llogaritet në rreth 30......

Evropa përgatitet për një shtator të ngrohtë/ Temperaturat priten të jenë 5-8 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare
Evropa po përgatitet për një fillim të pazakontë të shtatorit me temperatura shumë më të larta se normalja, pas një vere nën efektin e valëve të nxehtësisë......

Sa kushton çanta e ditës së parë të shkollës? Fatura regjistron një kosto 6,000-15,000 lekë
Shtatori është muaji i rikthimit në banka, një periudhë që shënon nisjen e vitit të ri shkollor për nxënësit e arsimit 9-vjeçar dhe gjimnazit. Përveç......

1 në 5 të rinj, as në punë as në shkollë/ Por, Shqipëria qëndron pas vendeve si Turqia, Greqia apo Italia për këtë normë
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një nivel prej 22.2% të të rinjve të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë dhe nuk marrin pjesë......

“Zero kredi për çelje biznesi”/ BSH: Që prej gushtit 2023, nuk është marrë asnjë hua e re në bankë për këtë qëllim
Kredia e bankave nuk po përdoret më për të financuar hapjen e bizneseve të reja. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, që prej gushtit të vitit 2023 nuk......

Tarifat pengojnë rimëkëmbjen e industrisë së kimikateve/ Prodhuesit evropianë përballen me ulje të fitimeve dhe konkurrencë të ashpër
Prodhuesit evropianë të kimikateve ndodhen në një situatë të vështirë për shkak të tarifave amerikane prej të paktën 15% mbi importet nga Bashkimi Evropian.......