Shqipëria Postuar më 5 Janar 2026, 13:28

Si u prit rritja e pagës minimale nga biznesi? - Zekja: Pritet shtimi i kostove të prodhimit me 15%

Nga Diamila Leka

Si u prit rritja e pagës minimale nga biznesi? - Zekja: Pritet shtimi i

Vendimi për rritjen e pagës minimale po ngre shqetësime te bizneset, të cilat paralajmërojnë për një efekt zinxhir në strukturën e kostove. Edhe pse qeveria ka premtuar kompensim për punonjësit që paguhen me pagë minimale, përfaqësues të sektorit privat thonë se ndikimi real shkon përtej kësaj mase.

Florjan Zekja Përfaqësues biznesi:

“Pavarësisht se qeveria ka premtuar të bëjë kompensimin e shtesës për pagën minimale, përp unëtorët që janë me pagë minimale, që një praktikë e ndjekur dhe më herët kur u rrit pagan ë 40 mijë lekë, po pavarëissht kësaj ne na çrregullon menaxhimin e pagave dhe sistemin e pagës sepse në momentin që ti i jep një pagë 50 mijë lekë të reja një punëtori pa eksperiencë apo që nuk jep prodhim, atëherë një punëtor që mban mbi kurriz gjithë rendimentin, apo prodhimin e biznesit, normalisht që do tja rrisësh edhe atij. Dhe në qoftë se do jetë rritje me 15% për punëtorin pa eksperiencë, normalisht do të jetë edhe për punëtorin me eksperiencë.”

Rritja e pagës minimale nuk mbetet vetëm te punonjësit me pagë të ulët, por shtrihet në të gjithë hierarkinë e pagave, duke sjellë rritje të menjëhershme të kostove operative.

“Kështu që të çon në një rritje artificiale të gjithë kostove të prodhimit me 15%. Ku dihet, sidomos në sektorin e manifakturës, zëri kryesor është zëri i pagave. Kështu që është një rritje që do çoj në një rritje të tepërt përsa i përket menaxhimit dhe normalisht, kjo do i  shtohet edhe kostove të tjera, të cilat duhet të kemi parasysh që me lëvizjen e euros, me këmbimin e euros, me atë çrregullim që na ka sjellë këmbimi i euros, janë rritur edhe shumë zëra të tjera që paguheshin me euro. Rritja e transportit dhe të gjitha këto çojnë në një rritje vjetore në menaxhimin tonë që nuk janë të ulta, por që janë mbi 15-20%."

Nëse këto rritje nuk shoqërohen me politika mbështetëse afatgjata, efekti mund të reflektohet te çmimet, investimet dhe punësimi, veçanërisht në sektorët prodhues.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat