Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 12:23

Si të sigurojmë rritje ekonomike dhe paga më të larta? Ekspertët: Qeveria duhet të fokusohet te mbështetja e sektorit të prodhimit

Nga Lidion Kulla

Si të sigurojmë rritje ekonomike dhe paga më të larta?

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se, në këtë mandat 4-vjeçar, qeveria shqiptare duhet të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin e prodhimit, në mënyrë që të sigurohet një rritje e qëndrueshme ekonomike dhe paga më të larta.

Programi i qeverisë socialiste parashikon, në këtë mandat 4-vjeçar, rritje të pagave dhe pensioneve, rishikim të disa taksave, projekte infrastrukturore dhe zbatimin e paqes fiskale, që do të përbëjnë 3 shtyllat kryesore; “Shqipëria Europiane”, “Rritje e Qendrueshme Ekonomike” dhe “Mirëqënie për të Gjithë”. Eksperti i ekonomisë, Genti Beqiri, shprehet se në mënyrë që të arrihet një rritje e qëndrueshme ekonomike, qeveria duhet të fokusohet në sektorë që e ofrojnë një gjë të tillë, sikurse është prodhimi.

Ndërsa Inxhinieri i Zhvillimit Rural dhe Inovacionit, Fatos Fico, e cilëson një zhvillim pozitiv, planin për përfshirjen e fermerëve në skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Për pedagogun dhe ekspertin e ekonomisë, Leons Hasani, qeveria shqiptare është e detyruar të realizojnë disa reforma të rëndësishme, edhe për shkak të objektivit “Shqipëria në BE në vitin 2030”.

Në lidhje me rritjen e pagave dhe pensioneve, eksperti i punësimit dhe zhvillimit të karrierës, Erion Muça, deklaron se sektori privat është më mbrapa qeverisë dhe bizneset duhet të mendojnë më shumë për punonujësit.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat