Si të merrni vendimin e duhur për rivlerësimin e pasurisë? Rreziqet dhe kostot që mund të vijnë nga procesi

Qytetarët ndodhen përpara dilemës nëse duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të tyre apo jo dhe cilën metodë të zgjedhin për të rritur vlerën e pronës?
Një analizë e ALTAX, thekson se për të pasur sa më shumë përfitime, pronarët dhe bizneset duhet të marrin vendime të bazuara në strategji dhe rrezikfaktorë realë, jo thjesht formalitete administrative.
Konkretisht, rekomandohet një analizë e pronës që disponojnë qytetarët, nëse është standarde apo ka karakteristika unike.
Qytetarët sugjerohen që të zgjedhin metodën e duhur të rivlerësimit duke marrë parasysh, se për pronat standarde, metoda e çmimeve zonale mund të mjaftojë, referuar kjo Tiranës, duke qenë se në bashkitë e tjera procesi do të jetë i detyruar të bëhet me ekspert privat. Ndërsa për pronat komplekse, të vjetra, me potencial zhvillimi ose me vlerë tregu më të lartë, rekomandohet eksperti i licencuar.
Po ashtu rekomandohet merrja e ofertave nga 2-3 ekspertë të licencuar për të krahasuar çmimet dhe cilësinë e shërbimit.
Qytetarët duhet të sigurohen që të përgatisin dokumentacionin e saktë për të shmangur vonesa dhe probleme ligjore.
Rreziqet kryesore që mund të ndodhin nga procesi i rivlerësimit lidhen me nënvlerësimin e pronës dhe përdorimin e çmimeve zonale për prona jo standarde, çka mund të çojë në vlerë tatimore shumë më të lartë në momentin e shitjes dhe humbje të mundshme financiare në afat të gjatë.
Mungesa e ekspertizës së duhur është një tjetër rrezik. Për bizneset, ligji detyron përdorimin e ekspertit dhe mosrespektimi i legjislacionit mund të sjellë gjoba administrative; vlerësime jo të sakta në bilancet financiare; vështirësi në marrjen e financimeve.
Mosplanifikimi i investimeve për pronat me potencial zhvillimi sërish konsiderohet si rrisk. Nënvlerësimi mund të rezultojë në humbje të mundësive për projekte të ardhshme apo marrëveshje strategjike.
Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi
Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të......
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......
Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit/ Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e......
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......
Rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza, muze dhe një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë
Pamja e Sheshit “Nënë Tereza” do të ndryshojë përsëri. Në vendimin e saj të fundit qeveria ka ngarkuar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kryerjen e......
Lista e zezë e bixhozxhinjve, ja vendimi që u miratua së fundi nga qeveria
Në mbledhjen e saj të sotme qeveria ka vendosur të krijohet një regjistër elektronik ku të përfshihen të gjithë personat, për të cilët është vendosur......
Treguesit e transportit, në Kosovë në 2025 u rrit numri i fluturimeve dhe udhëtarëve
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2025 është rritur numri i fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me vitin 2024. ASK njofton se......
SHBA i bën thirrje stafit të largohet nga Izraeli mes tensioneve me Iranin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë disa prej stafit të ambasadës se mund të largoheshin nga Izraeli — dhe se ata që duan duhet ta bëjnë këtë shpejt —......


