Si të investojmë në bono thesari dhe obligacione? - Gjermeni: Këtë vit kanë shfaqur interes edhe jorezidentët
Përveç depozitave, të cilat preferohen gjerësisht nga shqiptarët, bonot e thesarit dhe obligacionet janë gjithashtu një investim i sigurt dhe fitimprurës i parave.
Drejtori i Operacioneve Monetare në Bankën e Shqipërisë, Marian Gjermeni, u shpreh se qytetarët mund të investojnë në bono thesari dhe obligacione në mënyrë direkte përmes Bankës së Shqipërisë ose në mënyrë indirekte përmes fondeve të investimeve dhe pensioneve.
“Ai fillimisht duhet të hapë te banka një llogari cash-i, ku të transferojë ose të derdhë të gjithë shumën që ai kërkon të investojë dhe pas kësaj duhet të plotësojë një kërkesë te bankat e nivelit të dytë, kë instrumente dëshiron të blejë dhe nëse do të futet me kërkesë konkurruese ose jokonkurruese. Në rastin që futet me kërkesë konkurruese, merr interesin mesatar që del nga ankandi dhe në rastin kur futet me kërkesë jokonkurruese merr interesin që ai ka caktuar vetë për t'u futur në ankand.”
Gjithashtu, gjatë këtij viti edhe jorezidentët kanë shfaqur interes për të investuar në tituj qeveritarë në vendin tonë.
“Lajmi pozitiv që kemi parë këtë vit është që ka jorezidentë që kanë shprehur interes për të investuar në titujt e qeverisë dhe kuptohet që këta do të kenë impakte pozitive në drejtim të rritjes së likuiditetit të tyre. Mirë është që individët ta vendosin për të qëndruar ose jo në një instrument, më tepër në funksion të nevojave të tyre, sesa realisht të normës së interesit, sepse në jo pak raste bëjnë dalje nga ky investim në momentin e gabuar dhe mund të kenë edhe humbje, dhe kjo u provua gjatë vitit 2022 sidomos tek investimet indirekte nëpërmjet fondeve të investimit.”
Bonot e thesarit janë instrumente financiare afatshkurtër me maturim 3, 6 dhe 12 mujor, ndërsa obligacionet janë instrumente me maturitet afatmesëm dhe afatgjatë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Vlera e industrisë muzikore në Britani - Arrin një rekord prej 7.6 miliardë paund!
Vlera e industrisë së muzikës në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një rekord prej 7.6 miliardë paund pasi super yje të muzikës si Elton John, Beyoncé,......

Shqipëri-BE, partneritet i ri për Sigurinë e Mbrojtjen - Rritet bashkëpunimi edhe ndaj rreziqeve kibernetike, apo terrorizmit
Së fundmi Bashkimi Evropian dhe Shqipëria miratuan një partneritet të ri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky kuadër i ri politik krijon një platformë për dialog......

Sa herë shkon mesatarisht një shqiptar te mjeku? Rreth 3 herë në vit sipas të dhënave. Rritet numri i vizitave me 9.6%
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i vizitave spitalore në vitin 2023 shënoi një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës,......

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e kredisë” - BSH: Barra e pagesës së huasë, më e rëndë te bizneset e vogla dhe të mëdha
Për të kompensuar shpenzimet nga kësti i kredisë, shumë biznese rritën çmimet e produkteve të tyre në gjysmën e parë të vitit. Sipas një vrojtimi të......

Rekord i ri për Bitcoin - Arrin një nivel të ri historik mbi 97 mijë dollarë
Bitcoin kapërceu nivelin e 95,000 dollarëve për herë të parë të mërkurën në mbrëmje, ndërsa investitorët vazhduan parashikimet për rritje të tjera në një......

Tregtia me rajonin, në ditë të vështira/ Tkurren eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje Hercegovinës
Tregtia mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit ndoqi të njëjtën linjë me tregtinë e jashtme në tërësi gjatë periudhës Janar-Tetor 2024. Shifrat konfirmojnë se......

Siguria e 431 digave në Shqipëri - Banka Botërore, 1,6 mln USD për studimin paraprak të fizibilitetit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri. Referuar një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të institucionit financiar......

Çmimet e energjisë, në nivele rekord - Problemet ekonomike të Europës mund të përkeqësohen
Çmimet me shumicë të energjisë në të gjithë ekonomitë kryesore në kontinentin e Evropës janë ngjitur në nivelet e tyre më të larta në më shumë se një vit,......