Si pritet të ndryshojnë çmimet e pronave në Durrës? Në 3–5 vitet e ardhshme, tregu pritet të favorizohet nga ndërtimet e reja

Durrësi po konsolidon pozicionin si një nga tregjet më të kërkuara të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, me apartamentet që përbëjnë pjesën dërrmuese të ofertës dhe me perspektiva pozitive për vitet e ardhshme.
Sipas një studimi të Investropa, në vitin 2026 rreth 75–85% e banesave të listuara në Durrës janë apartamente, ndërsa shtëpitë dhe vilat përbëjnë rreth 10–15% të tregut. Pjesa tjetër përfshin kryesisht prona të lidhura me tokën.
Dominimi i apartamenteve lidhet me kërkesën e lartë për banesa pranë detit, qendrës së qytetit dhe zonave me potencial të lartë qiraje. Durrësi, si qytet port dhe destinacion turistik, është zhvilluar gjithnjë e më shumë përmes ndërtimeve shumëkatëshe, duke favorizuar apartamentet në vend të shtëpive të veçuara.
Dhe perspektiva për vitet e ardhshme është edhe më optimiste.Sipas vlerësimit të Investropa, në një skenar realist, çmimet e banesave në zonat më të forta rezidenciale të Durrësit mund të rriten me rreth 25–40% gjatë 3–5 viteve të ardhshme.
Zona e Plazhit, Shkëmbi i Kavajës, Plepa, Spitallë, zona e Spitalit dhe Golemi janë ndër zonat ku zhvillimet e reja po marrin më shumë vrull. Ndërtimet e reja zënë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të tregut. Sipas studimit, rreth 35–50% e listimeve aktive të banesave në Durrës mund të jenë prona të ndërtuara rishtas, me përqendrimin më të madh në zonat bregdetare.
Një tjetër faktor që po mbështet tregun është demografia. Durrësi nuk mbështetet vetëm te kërkesa sezonale e turistëve, por ka një bazë të qëndrueshme banorësh. Ndikimi i afërsië me Tiranën, interesi i diasporës, punësimi në turizëm dhe kërkesa për të jetuar pranë detit po krijojnë një treg më të qëndrueshëm për banesat.
Në të njëjtën kohë, puna në distancë, blerjet për stil jetese, investimet e huaja dhe pritshmëritë për qiratë afatshkurtra po shtojnë presionin mbi çmimet.
Doganat arkëtojnë 142 miliardë lekë në 7 muaj - 5.1 miliardë lekë shtesë, mallrat e akcizës japin kontributin kryesor
Të ardhurat doganore kanë rezultuar me performancë pozitive përgjatë këtij vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën......
Bonot 12-mujore bëhen më fitimprurëse - Yield-i shënon rritje në ankandin e fundit, por kërkesa e investitorëve mbetet e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një tjetër rritje në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave, më 11 gusht.......
Nufi: Dronët, komponent i rëndësishëm i Forcave të Armatosura për monitorimin e zjarreve
Bayraktar TB2 transmeton në kohë reale të dhëna për vatrat e zjarrit dhe mbështet koordinimin e operacioneve Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka bërë të......
Dita më e nxehtë, temperaturat kalojnë 40 gradë! - Elbasani dhe Berati, ndër qytetet ku termometri shënon vlerat më të larta
E mërkura shënon kulmin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Temperaturat maksimale llogariten në 41 deri në 42 gradë Celsius në......
Plazhet publike rriten me 67% në 2026 - Ministri Gonxhja: Në dispozicion janë 1.689 parcela publike
Numri i parcelave dhe stacioneve të plazhit me funksion dhe administrim publik është rritur ndjeshëm gjatë sezonit turistik 2026. Ministri i Turizmit,......
Dollari bie nën 80 lekë – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje dhe pozitivisht ka pësuar një rënie të fortë të vlerës në raport me mëngjesin e kaluar pasi është blerë......
Kreditimi rritet, “bumi” më i fortë te turizmi e pronat/ Bizneset marrin 149 miliardë lekë hua të re në gjysmën e parë të vitit
Kreditimi i ri për bizneset ka vijuar të rritet në gjysmën e parë të vitit, i mbështetur kryesisht nga tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, energjia dhe......
Financim 1 miliard euro për infrastrukturën e gazit - Serbia dhe Banka Botërore do të fillojnë bisedimet
Serbia do të fillojë negociatat me Bankën Botërore në mesin e gushtit mbi kushtet e financimit për një program prej 1 miliard euro për zgjerimin dhe......

