Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 12:08

Si po ndikon pronësia mbi tokën tek investimet e huaja?- Raporti i FIAA/ Po zvarriten projektet, bregdeti më problematik

Nga Elisabeta Dosku

Si po ndikon pronësia mbi tokën tek investimet e huaja?- Raporti i

Pronësia mbi tokën po vijon të jetë një pengesë serioze për investimet e huaja në vend.

Referuar raportit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA), kompanitë raportojnë projekte të vonuara dhe mundësi të humbura investimi për shkak të pronësisë së paqartë mbi tokën dhe të drejtave të dobëta pronësore.

Në raport theksohet se kjo çështje është veçanërisht kritike në zonat bregdetare për projektet turistike dhe zhvillimet e infrastrukturës, ku mosmarrëveshjet janë të zakonshme.

Raporti nënvizon se investitorët pretendojnë se të dhënat e pronës të mbajtura nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) janë shpesh të pasakta, ose të vjetëruara, në mospërputhje me kufijtë fizikë të tokës dhe çfarë është e regjistruar në regjistrat kadastralë.

“Një kadastër 3D e premtuar nuk është implementuar dhe përpjekjet e tjera për dixhitalizim nuk janë materializuar plotësisht. Për më tepër, shumë mosmarrëveshje pronësie mbeten të pazgjidhura.  Renditja e ulët e Shqipërisë në Indeksin Ndërkombëtar të Pronës 2024 (e 82-ta nga 125 në nivel global, dhe e 20-ta nga 25 në Evropën Qendrore Lindore dhe Azinë Qendrore) nxjerr në pah problemet të cilat vijojnë të jenë prezent,” thuhet në raport.

Për të adresuar problemin kryesor të të drejtave të pasigurta pronësore, janë propozuar disa masa kyçe. Së pari, parandalimi i mosmarrëveshjeve në të ardhmen duke siguruar që të gjitha të dhënat pronësore të regjistrohen dhe dixhitalizohen . Së dyti, zgjidhja e konflikteve ekzistuese në mënyrë efikase dhe në kohë të shpejtë.  Në këtë pikë sugjerohet auditimi i mosmarrëveshjeve të pazgjidhura pronësore, duke u fokusuar në kërkesat për kthim dhe tituj të mbivendosur.  Po ashtu rekomandohen  njësi të specializuara për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet, duke shfrytëzuar rrugën e shpejtë të proceseve gjyqësore aty ku është e përshtatshme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat