Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? - Saraçi: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

Inteligjenca artificiale po gjithmonë e më shumë terren në sistemin shëndetësor, duke ndryshuar mënyrën si diagnostikohen dhe trajtohen pacientët. Mjekja radiologe, Blerina Saraçi tregon eksperiencën e përditshme, ndërsa I jep edhe përgjigje pyetjes nëse Inteligjenca artificiale do zëvendësojë mjekët.
“Unë jam mjeke radiologe dhe ne jemi specialiteti më i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të reja në IA. Kemi filluar të implementojmë disa nga ato që ajo ofron si risi që na ndihmojnë në punën tonë të përditshme dhe sigurisht do vazhdohet të implementohen edhe risi të tjera. Do jetë një ndihmë e madhe, por nuk I zëvendëson mjekët. Për të bërë një punë më të mirë dhe në një kohë më të shkurtër, inteligjenca artificiale ndihmon ndjeshëm”, tha Saraçi.
Përdorimi i inteligjencës artificiale nuk është vetëm çështje teknologjie, por edhe investimi. Sistemet e avancuara të përpunimit të imazheve, licencat e softuerëve dhe pajisjet e integruara kanë një kosto të konsiderueshme. Saraçi thotë se këto janë kosto që duhen përballuar.
“Implementimi tashmë ka filluar, që në mënyrën se si ne I përgatisim, I përpunojmë imazhet, si arrijmë të imazhi fundor. Sigurisht që ka një kosto relativisht të lartë, por janë buxhete që duhen përballuar për cilësinë e ekzaminimeve dhe kanë filluartë implementohen”, u shpreh mjekja.
Por cilat janë fushat ku teknologjia gjen më shumë terren?
“Ajo do implementohet në të gjitha fushat, që nga mjekësia e familjes, me mënyrën si do organizohen pacientët, deri tek kirurgjia me robotikën dhe gjithçka. IA është e pashmangshme tashmë në të gjitha fushat e operimit.”
Trajnimi i mjekëve dhe stafit teknik do të jetë po aq i rëndësishëm sa vetë investimi në pajisje dhe softuerë, pasi përdorimi i inteligjencës artificiale kërkon njohuri të reja teknologjike dhe aftësi për të interpretuar saktë rezultatet që ajo ofron. Nëse sistemi nuk investon paralelisht në formim profesional dhe përditësim të vazhdueshëm, rreziku është që teknologjia të jetë prezente, por të mos shfrytëzohet në potencialin e saj të plotë.
Takim trepalësh Shqipëri-Kosovë-Kroaci për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes!
Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave......
Banesat në Europë, ku qëndron Tirana? Kryeqyteti mbetet një nga alternativat më të përballueshme
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon me një çmim mesatar prej rreth 1,500 euro për metër katror, ndërsa mesatarja e përgjithshme arrin në rreth......
Inspektorati i Përgjithshëm “ikën” nga Kryeministria - SiGMA kërkoi decentralizim, projektligji: Kalon në varësi të Ministrisë së Ekonomisë
Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrisë, por të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, sipas një projektligji të nxjerrë......
BE, 164 milionë euro për reformat në Shqipëri - Fokus tek energjia, digjitalizimi dhe transporti. Projekte të reja gati deri në 2027
Rreth 164 milionë euro janë shpërndarë për Shqipërinë deri më tani nga Instrumenti për Reformë dhe Rritje i BE (RGF), i cili synon të përshpejtojë......
Nga modeli i lirë, tek produktet Premium - “Made in Albania”, 3 shtyllat e transformimit të eksporteve
Eksportuesit shqiptarë po vijojnë të përballen me humbje të mëdha për shkak të zhvlerësimit të euros, të cilat vlerësohen në rreth 15–25% të të ardhurave për......
Dogana Shqiptare: Nis zyrtarisht implementimi i Sistemit Dritarja e Vetme Kombëtare!
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u zhvillua takimi zyrtar hapës për fillimin e implementimit të Sistemit Dritarja e Vetme Kombëtare –......
Huatë e këqija, në 18-të vite ranë poshtë nivelit 4%/ Treguesi i kredive me probleme mbetet në nivele të shëndetshme
Raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar zbriti në 3.8% në fund të vitit 2025, duke shënuar nivelin më të ulët të regjistruar që prej muajit......
Fondi Social do të financojë 14 shërbime të reja - Rama: Sot mbështeten në mënyrë të organizuar rreth 65 mijë individë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prezantoi 14 shërbime të reja sociale të dedikuara për fëmijët dhe nënat në nevojë, fëmijët dhe të rriturit......


