Si nisi viti 2025 për transfertat në AIPS-EURO?- BSH: Rreth 19.7% më shumë veprime se në janar 2024
Viti 2025 ka nisur pozitivisht për sa i përket transaksioneve të realizuara me sistemin AIPS-EURO. Megjithëse numri dhe vlera e veprimeve ka qenë më e ulët se në muajin dhjetor, nëse bëjmë një krahasim me janarin e 2024 vërejmë se janë kryer më tepër pagesa dhe në shuma më të mëdha nëpërmjet këtij sistemi.
Bazuar në të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, numri total i transaksioneve të realizuara në janar është 25 mijë. Kjo shifër tejkalon atë të janarit të vitit të shkuar me 4 mijë transaksione ose e thënë ndryshe me 19.7% më shumë.
Për sa i takon vlerës së transaksioneve, shuma e tyre arriti në 427 milionë euro në janar 2025, duke përjetuar kështu një rritje me 22.3% vlerësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 78 milionë euro më tepër.
Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023, ndërkohë që edhe shuma e tyre rezultoi me një rritje prej 26.2%. E njëjta ecuri pritet të jetë edhe gjatë këtij viti.
Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.
Megjithëse AIPS është një sistem për pagesat ndërbankare, ai shpejton në mënyrë indirekte transaksionet për qytetarët, veçanërisht kur bëhet fjalë për shuma të mëdha parash. Kur një qytetar realizon një pagesë të madhe, si blerja e pronës, apo e një makine, transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit. Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.
Sondazh

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan
Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori......

Rusi, shpenzimet për ushtrinë tejkalojnë Evropën/ Kostot totale për mbrojtjen u rritën me 42% vitin e kaluar
Sipas studimit të fundit, shpenzimet ushtarake në Rusi, ekonominë e së cilës Presidenti Vladimir Putin e ka vendosur në një bazë lufte, tani tejkalojnë të......

Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.......

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën......

“BE duhet të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor!” Kryeministri Rama në Konferencën e Sigurisë “Zgjerimi i BE-së”, Mynih
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rritja e investimeve në fushën e mbrojtjes, ka qënë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në......

Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitës
Plani ekonomik i PD-së 2025-2029/ 5 shtyllat ku mbështetet projekti i opozitësPartia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik, që sipas kësaj force......

Polisteroli shqiptar, në tregjet e huaja- Nga arkat e peshkut te materialet e ndërtimit, Balluku: Mbështetje nga qeveria
Produktet e polisterolit të prodhuara në Shqipëri, po eksportohen në tregjet e huaja. Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Subvencioni 70% për panelet e ngrohjes së ujit- Aplikimet në platformën e posaçme online, hapen më 24 shkurt
Prej datës 24 shkurt, klientët familjarë do të mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Eficiencës së Energjisë për të përfituar nga skema për subvencionimin në......