Si ndryshon buxheti 2025 për pensionistët? - Nga indeksimi, te bonusi i fundvitit. Pritet shifra e rritjes në pranverë
Shpenzimet e sigurimeve shoqërore për vitin 2025 do të jenë në masën 197,7 miliardë lekë, nga të cilat është parashikuar indeksimi i pensioneve dhe kontigjenca për bonusin e fundvitit. Referuar buxhetit për vitin e ardhshëm, politika nga Indeksimi i Pensioneve arrin në masën 1,618 miliardë lekë dhe shpërblimi i fundvitit 3,750 miliardë lekë.
Shpenzimet për sigurime shoqërore në vitin 2025 parashikohen të rriten kundrejt PBB, mesatarisht me 7.7%. Sa i përket shpërblimit për festat e fundvitit 2025, në buxhet parashikohet të ndiqet e njëjta skemë si aktualisht. Pra, 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë në muaj dhe 10 mijë lekë, për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj.
Por, një bonus tjetër, shuma e të cilit nuk është përfshirë në buxhetin 2025, pritet të shpërndahet në fillim të pranverës. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, deklaroi se për këtë qëllim në ditët e para të dhjetorit do të krijohet pranë Bankës së Shqipërisë fondi i bonusit të dytë. Sipas tij, ky bonus do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë së shtetit në vitin paraardhës.
Por si ka qenë ecuria e kontributeve të sigurimeve shoqërore që nga reforma e vitit 2014 e deri më sot?
Referuar dokumenteve zyrtare, rritja ekonomike, zhvillimi i tregut të punës, si dhe lufta kundër informalitetit kanë bërë të mundur që të ardhurat kontributive në 10 vite të rriten me mbi 2.5 herë nga viti 2013, nga 51.3 miliardë lekë, në 124 miliardë lekë në vitin 2023 dhe 132 miliardë lekë në fund të vitit 2024. Në raport me PBB-në, të ardhurat kontributive janë rritur nga 3.81% në 5.39%.
Shpenzimet e skemës janë rritur gjithashtu nga 95.6 miliardë lekë, në 170.2 miliardë lekë, ose 75 miliardë lekë më tepër, të cilat janë transferuar drejt buxheteve familjare të qytetarëve. Në raport me PBB, këto shpenzime janë rritur nga 7.08% në 7.38% ose 0.3% e PBB.
Ndërkaq, deficiti i skemës së pensioneve, nga 1.93% e PBB në vitin 2013, është ulur në 0.85% e PBB-së në vitin 2023, ose në vlerë absolute nga 27 miliardë lekë, në 18 miliardë lekë, duke rritur qëndrueshmërinë financiare të skemës dhe garancinë për pagimin e pensioneve në të ardhmen afatgjatë. Nga ana tjetër, shuma e shpenzuar nga buxheti i shtetit për kompensime të ndryshme për qytetarët apo trajtime të veçanta ka pësuar rritje nga 21 miliardë lekë, në 27 miliardë lekë, duke rritur të ardhurat e moshës së tretë.
Raporti aktual kontribues-pensionist është 1.19 kontribues për një pensionist, por parashikimet tregojnë se ky raport do të bjerë në 0.77 deri në vitin 2080, nëse asgjë nuk ndryshon.
Por, pritet që së afërmi të prezantohet edhe reforma e re e pensioneve. Prej muajsh, me asistencën edhe të Bankës Botërore, Qeveria është duke punuar për hartimin e një skeme të re, që do të amortizojë problematikat e shfaqura përgjatë 10 viteve, duke mundësuar në të njejtën kohë pensione dinjitoze për të moshuarit, që janë aktualisht në skemë, por edhe ata që dalin rishtazi. Reforma e re synon të adresojë ndryshimet demografike si plakja e popullsisë, niveli i ulët i lindshmërisë dhe shkalla e emigracionit të individëve në moshë pune.
Pritet që me skemën e re nuk do të ketë më pensione nën kufirin. apo pragun e 150 eurove. Aktualisht, janë rreth 140 mijë të moshuar, kryesisht në zonat rurale, që kanë një masë pensioni më pak se 150 euro në muaj, e që do të preken nga këto ndryshime.
Sondazh

Kërkohet shtyrje e kompensimit të pronarëve - Gati projektligji, afati i shpërndarjes së vlerave financiare deri në 2028
Publikohet për Konsultime Publike, projektakti për rihapjen e afatit të shqyrtimit të kërkesave të pronarëve në rrugë administrative nga ana e Agjencisë së......

300 milionë lekë në mbështetje të startup-eve - Afati për të aplikuar deri më 30 dhjetor 2024
Është shpallur thirrja për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështëtëse 2025. Për këtë skemë......

Dobësohen Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot Euro dhe Paundi?
Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.1 lekë dhe duke u shitur me 94.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një......

Kompensimi nga legalizimet, ATP ndan fondin 30 mln Euro/Drejtori ATP, Çaka: Do të trajtohen mbi 9 mijë familje. Po rishikojmë skemën
Pas 14 vitesh që qendrojnë në listëpritjeje, pronarët e shpronësuar për efekt të procesit legalizues do të kenë mundësi që të marrin këstin e fundit të......

Hapen rekrutimet për në Forcat e Armatosura/ Cilat janë kriteret e përzgjedhjes/ Aplikimet online dhe fizikisht
Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Përmes një statusi në rrjete sociale,......

Cilat kompani europiane të armëve po përfitojnë më shumë nga luftërat në botë?
Kompanitë që prodhojnë armë dhe shërbime ushtarake rritën fitimet e tyre në të gjithë botën me 4.2% duke arritur fitime prej 598 miliardë euro në vitin 2023,......

Vendet e Europës shohin rezultate të përziera për shifrat e prodhimit të nëntorit!
Shifrat e prodhimit të Spanjës treguan një rënie të lehtë në nëntor, sipas indeksit të menaxherëve të blerjeve të prodhimit HCOB (PMI), duke ardhur në 53.1......

Tregu i banesave: Ku është më shtrenjtë për të blerë në Europë?
Njerëzit në Irlandë luftuan me kostot më të larta të strehimit, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe gazin, në vitin 2023, që ishte dyfishi i mesatares së......