Si ndryshoi tregu i sigurimit të automjeteve në 2024? - AMF: Kompanitë arkëtuan 7.6% më shumë prime se në 2023
Gjatë vitit 2024, të ardhurat nga primet e sigurimit të detyrueshëm motorik kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat e kompanive të sigurimit nga primet e sigurimit motorik arritën në 15 miliardë lekë ose 7.66% më shumë se në 2023.
Për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore, apo shëndetësore, gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 9.27% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.
Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, është shoqëruar me një rritje prej 2.88% të vëllimit të primeve, duke e çuar vlerën totale në 1.8 miliardë lekë. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata do të paguajnë vetëm 50€, ndërsa primi për 15 ditë vazhdon të jetë 15€. Ndërkohë, Aleanca Maqedonase ka bërë thirrje që e njëjta ulje të aplikohet edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Ndërkohë, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka pësuar një ulje të ndjeshme. Kështu, vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rënie me 9.44%, ndërsa numri i kontratave u ul me 9.31%.
Nga ky vit ka nisur edhe zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, e cila parashikon që primi i sigurimit për një automjet të llogaritet mbi bazën e historikut të dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit, fuqisë motorike, moshës së të siguruarit, eksperiencës në drejtimin e mjetit motorik, vjetërsinë dhe qarkun e regjistrimit të mjetit, por edhe nëse automjeti përdoret nga subjekt, apo individ.
Sondazh

Trump ndalon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë - Priten negociata për masat e sigurisë kufitare!
Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë për 30 ditë pasi të dy vendet ranë dakord......

Votuesit shqiptarë jashtë vendit – Si po ecën procesi regjistrimit? Shifrat!
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, këtë vit do të mundin për herë të parë të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi për......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 97.1 lekë në raport me dje duke shënuar kështu një zbritje të vlerës sipas kursit të......

Kina i kundërpërgjigjet Trump: Vendos tarifa për importet e energjisë. Nis edhe hetimin e Google!
Kina njoftoi të martën se po zbatonte tarifa për një numër produktesh amerikane, si dhe nisi një hetim antitrust ndaj kompanisë amerikane Google. Njoftimet......

Inflacioni i Eurozonës tejkalon parashikimet, por euro bie nga frika e tarifave!
Inflacioni i Eurozonës u rrit më shumë se sa pritej në janar, duke shtuar pasigurinë ekonomike pasi ndjenja e investitorëve mbeti e presionuar nga kërcënimi......

Si ndryshoi bilanci me partnerët tregtarë? Suficit vetëm me Kosovën, thellohet deficiti me shtetet e tjera
Tregtia e jashtme ka qenë gjithmonë dinamike dhe ka treguar se marrëdhëniet tregtare janë forcuar me disa partnerë dhe janë dobësuar me disa të tjerë. Por si......

Investitorët vënë bast që Musk dhe Tesla do të bëjnë një pasuri nën presidencën e Trump!
Për fansat e Elon Musk, është bast gjysmë trilion dollarësh. Kaq është rritur vlera e tregut të aksioneve të Tesla-s që nga zgjedhjet presidenciale, një......

Festoni dashurinë me DigitAlb, me ulje çmimi deri në 50%
Në Shkurt, dashuria festohet në çdo formë, pranë partnerit tuaj, familjes, apo miqve. Për ta bërë këtë muaj akoma edhe më të veçantë, DigitAlb sjell ofertën......