Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2026, 11:02

Si ndryshoi prodhimi bujqësor? Rritje për të njomat dhe bostanoret, rënie për perimet e thata

Nga Eldiona Serani

Si ndryshoi prodhimi bujqësor? Rritje për të njomat dhe

Prodhimi i perimeve në Shqipëri vijon të ndryshojë nga viti në vit, duke reflektuar zhvillimet në sektorin bujqësor dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin e tregut vendas, si edhe në ecurinë e eksporteve dhe importeve. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se, gjatë tre viteve të fundit, prodhimi ka ndjekur tendenca të ndryshme sipas kategorive të perimeve.

Sipas statistikave të INSTAT-it, prodhimi i perimeve të njoma ka vijuar të rritet nga viti në vit. Në vitin 2023 u prodhuan rreth 912 mijë ton, ndërsa në vitin 2024 prodhimi arriti në 941 mijë ton. Rritja ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025, kur prodhimi u ngjit në 951 mijë ton, duke konfirmuar një tendencë pozitive dhe një zgjerim të kësaj kategorie, e cila përfshin kulturat më të kërkuara në tregun vendas.

Edhe prodhimet bostanore kanë shënuar ecuri pozitive. Prodhimi i tyre u rrit nga 333 mijë ton në vitin 2023 në 346 mijë ton në vitin 2024. Rritja më e fortë u regjistrua në vitin 2025, kur prodhimi arriti në 366 mijë ton, duke treguar zgjerim të kultivimit dhe një rendiment më të lartë krahasuar me vitet e mëparshme.

Ndryshe paraqitet situata për perimet e thata. Prodhimi i kësaj kategorie ka ardhur në rënie të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit. Nga 138 mijë ton në vitin 2023, ai zbriti në rreth 136 mijë ton në vitin 2024, për të rënë më tej në 127 mijë ton në vitin 2025.

Të dhënat tregojnë se, ndërsa prodhimi i perimeve të njoma dhe i bostanoreve po ndjek një prirje në rritje, perimet e thata po përballen me një tkurrje të prodhimit. Këto zhvillime pasqyrojnë ndryshimet në strukturën e kultivimit bujqësor, kushtet e prodhimit dhe kërkesën e tregut, duke ndikuar në ofertën

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat