Si ndikon konkurrenca e pandershme te bizneset formale? - Gjokutaj: Informaliteti prek drejtpërdrejt zgjerimin e aktivitetit

Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, që nga viti 2017 e deri më sot, perceptimi i informalitetit në vend mbetet i qëndrueshëm dhe i lartë: 7 nga 10 kompani deklarojnë se informaliteti është i pranishëm në treg.
Por si ndikon konkurrenca e pandershme te bizneset që operojnë në mënyrë formale?
Eduart Gjokutaj, Ekspert Ekonomie: “Padyshim se fonomeni i informalitetit në vetvete ka ngelurkonstant. Kemi një qasje që eddhe pse ka tendenca për ta luftuar nuk ka ndryshuar. Në dekurajim duket që në raportet e DASH për klimën e investimeve, ato çka Këshilli i Investimeve në Shqipëri i përmend, apo dhe çka KE në raportet e tij. Ndër ato efekte negative që janë, më së shumti i shikojmë të mënyra strukturore e ekonomisë, apo bizneseve. Informaliteti nuk i lë të zgjerohen.”
Por nga ana tjetër a po dekurajohet biznesi formale nga këto fenomene?
“Ndikimi është shumë i lartë dhe i drejtëperdrejtë për arsyen e thjeshte se prek atë lloj tregu të cilën operon edhe bizneset formale. Ajo nga çfarë ju përmendet me të drejtë, nga këshilli i investimeve, porn ga ato çka janë perceptime, rreth 80% e bizneseve pikërisht ankohen se konkurrenca është e tillë që u ndikon në përditshmërinë e tyre. Ndër ato çfarë janë efekte direkte, kanë të bëjnë me ndarjen e tregut, ku ajo pjesë e tregut që quhet informal, ndikon direkt në tregun formal për shkak të kostove me të ulta dhe për shkak të çmimeve më të ulta, me atë pjesë që ka të bëjë me ndërtimin, turizmin, akomodimin etj.”
“Turizmi nxiti ekonominë shqiptare” - KE: Shembull stabiliteti çmimesh në rajon. Eksportet e mallrave vuajnë nga leku i fortë
Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, tre ekonomitë më të mëdha në rajon, ruajtën përgjithësisht të njëjtin ritëm të zgjerimit ekonomik në tremujorin......
AMF bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Thesarit për forcimin e tregjeve financiare jo-bankare në Shqipëri
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po bashkëpunon ngushtësisht me ekspertët e Departamentit Amerikan të Thesarit përmes zyrës së tij të asistencës......
Investimet përballë sfidave strukturore - Çfarë duhet bërë për përmirësimin e klimës së biznesit?
Bizneset në Shqipëri vijojnë ta perceptojnë klimën e të bërit biznes si të ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë kyç, të cilët mbeten sfida të vazhdueshme për......
Davosi, i “pushtuar” nga tensionet gjeopolitike - Europa, e bashkuar kundër planit të Trump për të aneksuar Groenlandën
Këtë javë, qindra udhëheqës të lartë politikë nga e gjithë bota, përfshirë gati 65 krerë shtetesh dhe qeverish, janë mbledhur në Davos, për takimin vjetor të......
Bankat më “bujare” me kredinë ndaj biznesit - BSH: Individët përballen me kushte më të forta dhe kërkesa më të larta për kolateral
Bankat po tregohen më dorëlëshuara në dhënien e kredive për biznesin. Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e......
Shqipëria, me rritjen më të lartë të fluturimeve në Europë/ Viti 2025 shënoi zgjerim të fortë të trafikut ajror krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale mbeten një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit dhe lëvizshmërisë ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Shqipëria ka shënuar një......
Me kë fiton dhe me kë humbet Shqipëria nga tregtia/ Partnerët që peshojnë më shumë në bilanc. Nga Kosova, deri tek Kina
Të dhënat e tregtisë së jashtme për vitin 2025 tregojnë qartë se marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me botën janë shumë të pabarabarta. Me disa vende,......
Rivlerësimi i pasurive, kur nis procesi? - Udhëzimi, afat deri më 5 shkurt. Përfitojnë 500 mijë familje
Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më......


