Si ndikoi turizmi në rritjen e konsumit? - Buxheti siguron 137 milionë euro më shumë nga TVSH-ja
Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime brenda vendit përgjatë vitit 2024.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi vlerën e Shtuar, janë zëri që me performancën me pozitive ndër të ardhurat tatimore, me një rritje prej 29.8 për qind në raport me vitin 2023.
Konkretisht Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 59.6 miliardë lekë, 13.7 miliardë lekë apo 137 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Nga ana tjetër janë mbledhur 4.4 miliardë lek ose 7.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2024.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë se kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, turizmi ka vijuar të prodhojë konsum të lartë. Numri i turistëve gjatë 2024 arriti në 11.7 milionë.
Po ashtu një zë tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, ku nga 1 Korriku 2024, pagat u rritën sërish për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte lëvizje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rritur me 14.3 për qind, duke “siguruar” 8.3 miliardë lekë më shumë se viti 2023. Të ardhurat totale nga ky zë u regjistruan në 66.1 miliardë lekë.
Sondazh

Shqipëria zgjidhet në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare!
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se Shqipëria është zgjedhur në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmat Detare (IALA) fakt ky që tregon......

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë......

Rrjet mashtrimi me subvencionet e BE-së me vlerë 160 milionë euro! 22 të arrestuar
Policia çeke ka arrestuar 22 individë të dyshuar për korrupsion dhe mashtrim të subvencioneve të BE-së me vlerë të paktën 160 milionë euro në sektorin e......

Trump “frenon” investimet kineze - Premton të zbatojë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se do të vazhdojë me tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës muajin e ardhshëm dhe do të shtrëngojë rregullat e......

Ndryshon TVSH-ja për sektorin bujqësor - Braçe: Favorizohet prodhimi vendas dhe i shërben formalizimit të sektorit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në ligjin e TVSH-së për sektorin e bujqësisë, të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Nisma......

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij është në obligacione. Bankat, mbajtësit kryesorë
Borxhi i brendshëm ka arritur në nivelet më të larta gjatë vitit të kaluar. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të......

Shtrenjtohet vota e diasporës - KQZ kërkon 9,3 milionë euro shtesë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave fonde shtesë për procesin e votimit të emigrantëve për zgjedhjet e......

BE “ndihmon” Rusinë më shumë se Ukrainën! - Në 2024, shpenzoi më tepër për lëndët djegëse ruse se për të financuar Kievin
Bashkimi Evropian po shpenzon më shumë para për lëndët djegëse fosile ruse sesa për ndihmën financiare drejt Ukrainës, sipas raportit të fundit. BE bleu......