Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2025, 17:15

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë

Nga Hamit Yzeiraj

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti:

Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri. Agjencitë e rekrutimit të punonjësve nga jashtë thonë se tashmë ky është një trend që bizneset vendase kanë gjetur zgjidhje.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit (Grafik 1), vitin e kaluar numri i lejeve për punë arriti në 13 mijë, duke u rritur 23% në krahasim me vitin 2023. Sipas agjencive të punësimit, atyre u ofrohet kontratë punësimi 1-vjeçare, ku 99% e atyre që vendosin të pajisen me një të tillë e rinovojnë.

Sipas të dhënave nga AKPA, pjesa më e madhe vijnë nga vendet aziatike si Bangladeshi, Nepali dhe India, duke u punësuar kryesisht në sektorët e turizmit dhe ndërtimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat