Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 11:22

Si mund të konkurrojë biznesi vendas në BE? - Bajraktari: Autenticiteti, arma e Shqipërisë në tregun europian

Nga Diamila Leka

Si mund të konkurrojë biznesi vendas në BE? - Bajraktari:

Hapja e tregut europian do t’u krijojë bizneseve shqiptare mundësi të reja për eksport dhe zgjerim, por njëkohësisht do t’i përballë ato me kompani që kanë kapital më të madh, teknologji të avancuar dhe përvojë shumëvjeçare.

Për sipërmarrjet vendase, konkurrimi drejtpërdrejt me bizneset e mëdha italiane apo gjermane mbetet një objektiv i vështirë.

Por Konsulentja e biznesit Aneida Bajraktari thekson se Shqipëria duhet të identifikojë sektorët ku ka avantazhe reale dhe të fokusohet në produkte e shërbime që dallohen për origjinalitetin dhe autenticitetin e tyre.

“Mendoj se është shumë ambicioze që kompani shqiptare të konkurrojnë me kompani italiane ose gjermane, të cilat kanë vite ekspertizë në treg, kapital shumë të madh, linja prodhimi dhe asete njerëzore. Por ajo që do të ishte e rëndësishme për ne si treg dhe si shtet, është që të gjejmë ‘niche-n’ tonë.”

Sipas BajraktariT, sipërmarrjet shqiptare nuk duhet të tentojnë të konkurrojnë në çdo sektor, por të zhvillojnë ato produkte ku vendi ka traditë, burime natyrore dhe potencial eksporti.

“Nuk mund të konkurrojmë hapur me kompani që kanë vite në tregun europian, por mund të fokusohemi te produkte që janë origjinale dhe kanë një lloj autenticiteti. Kemi vajin e ullirit, mjaltin dhe bimët medicinale që eksportohen në Europë, por kemi edhe shërbime. Shqipëria ka të rinj shumë të talentuar që ofrojnë shërbime për klientë europianë në IT, financë dhe teknologji.”

Megjithatë, Bajraktari paralajmëron se konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare nuk mund të mbështetet më vetëm te kostoja e ulët e punës. Rritja e produktivitetit, investimet në teknologji, përmirësimi i cilësisë dhe krijimi i markave shqiptare do të jenë vendimtare për të përballuar konkurrencën në tregun e përbashkët europian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat