Si mund të fuqizohen bashkitë e vogla? - Raporti/ Paketë fiskale e diferencuar dhe rishikim i transfertës së pakushtëzuar

Shumë bashki në vend ndodhen në kushtet e pafuqisë financiare për të ofruar shërbimet e duhura për shkak se nuk arrijnë të mbledhin të ardhura dhe të menaxhojnë siç duhet burimet natyrore. Kjo është dhe një nga arsyet e ndërmarrjes së reformës së re administrativo-territoriale, ku sipas draftit paraprak sugjerohet shkrirja e 15 njësive.
Por si mund të fuqizohen ekonomikisht bashkitë e vogla? Ekspertët e financave vendore në raportin e vitit 2025, sugjerojnë masat që mund të merren me qëllim rritjen e perfomancës së tyre financiare si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Konkretisht, duke marrë në konsideratë efektet që ka prodhuar reforma e vitit 2014, në raport thuhet se për të përmirësuar efektivitetin e reformës, rekomandohet rritja e burimeve të qëndrueshme të të ardhurave vendore përmes krijimit të një mekanizmi kombëtar mbështetës për zhvillimin e burimeve të reja të të ardhurave (turizëm, tarifa shërbimesh, menaxhim asetesh).
Po ashtu, rekomandohet hartimi i një pakete fiskale të diferencuar, që u lejon bashkive të vogla të aplikojnë norma më fleksibël taksash për të nxitur të ardhurat lokale.
Raporti sugjeron ndër të tjera rishikimin e formulës së transfertës së pakushtëzuar për të balancuar pabarazitë territoriale.
Duke qenë se niveli i shpenzimeve vendore mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të BE-së dhe OECD-së, edhe pas reformës territoriale, kërkohet një riformatim i sistemit të transfertave: forcimi i rolit të transfertave të pakushtëzuara për të garantuar fleksibilitet buxhetor dhe autonomi reale vendimmarrëse për bashkitë; rishikimi i formulës së ndarjes së transfertave, duke reflektuar më mirë diferencat në kapacitetin fiskal, nevojat sociale dhe kostot e ofrimit të shërbimeve;
Po ashtu, sugjerohet reduktimi i shpenzimeve administrative në bashkitë me efiçiencë të ulët dhe riorientimi i buxheteve vendore drejt rritjes së shpenzimeve kapitale, veçanërisht investimeve me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Raporti del në konkluzionin se nevojitet gjithashtu një program i posaçëm për rekrutimin e profesionistëve të rinj në zonat rurale (me bonuse, pagesa shtesë, skema motivuese) ; Përdorimi i një mekanizmi kombëtar për projektet e investimeve, ku bashkitë me kapacitete të ulëta fiskale të marrin fonde shtesë për projekte kapitale; Nxitja e projekteve të përbashkëta nëpërmjet bashkëpunimit ndërbashkiak për infrastrukturë, rrugë, menaxhimin e mbetjeve etj; Standardizimi i strukturave të bashkive sipas madhësisë dhe funksioneve; Digjitalizim i proceseve në ofrimin e shërbimeve për uljen e kostove operative dhe përmirësim i kapaciteteve institucionale.
Kadastra sqaron qytetarët: Ja dokumentet që duhen për regjistrimin e tokës me AMTP
Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka informuar qytetarët mbi dokumentet që duhet të disponojnë për regjistrimin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi......
Luhatje në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për monedhat kryesore
Dollari amerikan edhe pse ka pasur një rritje të lehtë të kuotës në raport me dje vijon të pozicionohet dobët përballë monedhës vendase duke u blerë këtë......
BE riformaton zgjerimin: Integrim gradual dhe rregulla më të forta për anëtarët e rinj
Bashkimi Evropian po shqyrton një qasje të re për zgjerimin, me synim përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate dhe shmangien e bllokimeve që kanë......
Plakja e popullsisë rëndon Gjermaninë - Në periudhën 2019-2025, shpenzimet sociale u rritën me 11.5%
Plakja e popullsisë po rrit ndjeshëm presionin mbi financat publike të Gjermanisë, ndërsa shpenzimet sociale kanë arritur një nivel rekord, sipas një analize......
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të tjera - 50% për të gjitha makinat dhe kamionët nga 1 janari 2027
Presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi se do të rrisë tarifat për të gjitha makinat, kamionët dhe pjesët e automobilave nga Kanadaja në 50% duke filluar......
Çmimet globale të naftës vijojnë rënien - Investitorët “shpërfillin” sanksionet e fundit të SHBA ndaj Iranit
Çmimet e naftës ranë më tej të martën, me investitorët që po shpërfillin ndikimin e sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Iranit. Kontratat e ardhshme të......
Mbi 248 mijë mjete të testuara në 7 muaj - Kontrolli teknik, autoveturat zënë 88% të totalit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se në total 248 mijë e 736 mjete janë në të gjithë vendin pranë Qendrave të......
Oqeanet, më të ngrohtë se më parë - Sipas Copernicus, temperatura mesatare globale arriti 21,1 gradë Celsius
Më 22 gusht oqeanet ishin më të ngrohtë se më parë, që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. Sipas të dhënave të programit të BE-së Copernicus temperatura......

