Si kanë ndryshuar të ardhurat e bashkive në 10 vite? - Taksat që zënë peshën kryesore në buxhetet vendore

Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tyre përgjatë një dekade. Gjatë periudhës dhjetëvjeçare 2015–2025, performanca fiskale e njësive të vetëqeverisjes vendore konsiderohet si një ndër zhvillimet më të rëndësishme.
Të ardhurat e veta janë rritur me 248% nga 2015 deri në 2025, nga 11.7 miliard lekë që ishin në vitin 2015, në vitin 2025 ato arritën rreth 40.9 miliard lekë.
Kjo dinamikë reflekton zgjerimin e bazës së të ardhurave vendore, përmirësimin e kapaciteteve mbledhëse dhe efektet e reformës së decentralizimit fiskal.
Në të njëjtën linjë, edhe të ardhurat jotatimore kanë shënuar rritje, megjithëse në një ritëm më të moderuar. Ato janë rritur nga 2.3 miliard lekë në vitin 2015 në 3.9 miliard lekë në vitin 2025, duke treguar progres në menaxhimin e shërbimeve dhe tarifave vendore.
Burimet kryesore të të ardhurave për vitin 2025 janë taksa e pasurisë së paluajtshme e cila 18% e totalit të të ardhurave vendore dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke zënë 37%, ( ku vetëm bashkia Tiranë mbledh 40 % të kësaj takse), tarifa e pastrimit dhe higjienës zë 13 % të totalit të të ardhurave vendore.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë paraqet rritjen më të theksuar (+1057%), duke kaluar nga 1.4 miliardë lekë në 16.4 miliardë lekë. Kjo tregon rritje të ndjeshme të aktivitetit të ndërtimit dhe rol gjithnjë e më të madh të kësaj takse si burim financiar për njësitë vendore. Megjithatë, për shkak të natyrës ciklike të sektorit të ndërtimit, varësia e lartë nga kjo taksë paraqet rreziqe për qëndrueshmërinë afatmesme të të ardhurave.
Taksa e pasurisë është rritur me +146%, konkretisht nga 3.3 miliardë lekë në 8.1 miliardë lekë, megjithatë, pesha e saj mbetet relativisht modeste krahasuar me potencialin.
Tarifa e pastrimit dhe higjienës është rritur me 263%, duke kapërcyer nga 1.6 miliardë lekë në 5.9 miliardë dhe tarifat për zënien e hapësirave publike me +252%, çka tregojnë zgjerim të shërbimeve publike si dhe rritje të kostove operative.
Taksa e fjetjes në hotel është rritur nga 98,6 milionë lekë në 736 milionë lekë ose +646%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe përmirësimin e nivelit të formalizimit në sektorin e akomodimit.
Klasterat industrialë, modeli i ri për tërheqjen e investimeve - Strategjia synon integrimin e bizneseve vendase në zinxhirët globalë të furnizimit
Qeveria ka miratuar një tjetër masë në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021–2027, e cila synon krijimin e një programi......
441 mln lekë për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH shpall fituesit për tre rajone, ofertat 7% më të ulta se fondi limit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit për 3 procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore rrugore në vend, për 4 vitet......
Gaza, baza e parë ushtarake me marokenë - Nis zbatimi i planit të Bordit të Paqes të Trump
Bordi i Paqes ka dhënë kontratën e parë për ndërtimin e një baze ushtarake në Rripin e Gazës, e cila synon të strehojë një forcë prej rreth 150 ushtarësh......
Në kryeqytet apo bregdet? - Studimi tregon zonat më të sigurta për të ardhura nga qiraja në Shqipëri
Investimi në pasuri të paluajtshme nuk ka gjithmonë si objektiv fitimin më të lartë. Për shumë blerës, veçanërisht ata që blejnë apartamentin e parë për ta......
Instagrami, zgjedhja e parë e të rinjve në Shqipëri - Meshkujt kryesojnë me numrin më të lartë të përdoruesve
Facebook vijon të jetë rrjeti social me numrin më të madh të përdoruesve në Shqipëri, ndërsa Instagram po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij,......
Përmirësimi i akseve rrugore në 12 qarqe - FSHZH hap tenderë me vlerë 2.5 mld lekë, synohet përmirësimi i aksesit
Me një fond limit prej 2.5 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur dy procedura prokurimi për përmirësimin e akseve rrugore në 12 qarqe të......
Hapet ekspozita me punime artizanale në ambjentet e një prone të konfiskuar në Tiranë
Një histori suksesi e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara është prezantuar sot në Tiranë, me çeljen e ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e cila sjell......
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Një tjetër problem serioz që e detyroi Qeverinë shqiptare të niste procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës......

