Shqipëria Postuar më 1 Dhjetor 2025, 10:00

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 97 lekë në raport me javën dhe muajin që lamë pas pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë 1 dhjetor duke u blerë sot me 82.9 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë krahasuar me javën e kaluar.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne pasi është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104 lekë krahasuar me javën e shkuar.

Paundi britanik edhe ai pa ndonjë ndryshim të dukshëm nga java dhe muaji i kaluar është blerë këtë mëngjes me 109.2 lekë dhe është shitur me 110.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat