Shqipëria Postuar më 3 Mars 2025, 09:11

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se e ka nisur këtë muaj në rënie pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.7 lekë dhe është shitur me 95.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane e ka filluar këtë javë e muaj në po ato vlera sikurse ka disa kohë tashmë duke u blerë sot me 98.8 lekë dhe duke u shitur me 99.5 lekë teksa vijon të qëndrojë poshtë kuotës së 100 lekëve.

Franga zvicerane ka pasur edhe ajo zbritje të vlerës gjatë fundjavës pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 104.6 lekë dhe është shitur me 105.8 lekë.

Paundi britanik duket ta ketë nisur pozitivisht këtë javë e muaj teksa ka fituar pikë këto dy ditë duke u blerë këtë mëngjes me 119.2 lekë dhe duke u shitur me 120.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat