Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 09:01

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke e nisur këtë javë dhe muaj ne kuota pozitive duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 97.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe ai ka pasur një rritje të lehtë gjatë fundjavës edhe pse ka zbritur poshtë vlerës së 100 lekëve duke u blerë këtë mëngjes me 98.7 lekë dhe duke u shitur me 99.7 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu është forcuar mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot me 104.3 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë krahasuar më javën e muajin që lamë pas.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 117.8 lekë dhe shitet me 119.2 lekë në raport me javën e shkuar duke fituar edhe ai pikë këtë të hënë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat