Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2026, 10:50

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pasur një fundjavë në rënie sikurse edhe javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e kësaj atë hëne me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.87 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq edhe pse nuk qëndron në pozicion të favorshëm kundrejt monedhës vendase e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pasur luhatje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës teksa blihet sot m 93.7 lekë dhe shitet me 94.5 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një zbritje të lehtë të kuotës gjatë këtyre dy ditëve duke e nisur javën në rënie teksa është blerë këtë mëngjes me 101.1 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë në raport me javë që lamë pas.

Paundi britanik e nis këtë javë me luhatje të vlerës dhe paqëndrueshmëri pasi krahasuar më javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 108 lekë dhe është shitur me 109.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat