Shqipëria Postuar më 16 Shkurt 2026, 09:36

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8 lekë pa ndonjë ndryshim të dukshëm nga java kaluar.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe ajo e ka nisur javën në qëndrueshmëri duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme të kuotës nga java e shkuar duke u blerë sot me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sakaq e ka nisur javën pozitivisht duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës gjatë këtyre ditëve në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 105.1 lekë dhe duke u shitur me 106.1 lekë.

Paundi britanik ndërkaq nuk ka pasur ndryshime të dukshme gjatë fundjavës duke e nisur javën në vlera konstante teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat