Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2025, 10:04

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.4 lekë.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të hënë duke u blerë sot me 86.2 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë krahasuar me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot në raport me javën e kaluar me 102.4 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai nuk është luhatur gjatë fundjavës duke e nisur javën në qëndrueshmëri teksa është blerë sot me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat