Shqipëria Postuar më 17 Nëntor 2025, 09:44

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka regjistruar lëvizje të konsiderueshme të kuotës gjatë këtyre 2 ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo duket e qëndrueshme këtë fillim javë pasi është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 104 lekë dhe është shitur me 105 lekë.

Paundi britanik ka pasur një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 108.7 lekë dhe duke u shitur me 109.8 lekë në raport me javën e shkuar referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat