Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është shitur me 84 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka shënuar rritje të lehtë të vlerës përgjatë këtyre dy ditëve duke u forcuar krahasuar me javën e shkuar teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 96.3 lekë dhe është shitur me 97 lekë.
Franga zvicerane e ka nisur javën në kuota relativisht të qëndrueshme pasi në raport me javën e kaluar nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë këtë të hënë me 103 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes me 109.1 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë në raport me javën që lamë pas.
Projektbuxheti, Serbia planifikon 3% deficit - Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë 20.6 miliardë euro
Qeveria e Serbisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 me një deficit fiskal që përputhet me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (BPB) të parashikuar. Të......
Greqi, shtohen investimet e huaja direkte - OECD: Gjatë vitit të kaluar stoku arriti në 72 miliardë euro
Besimi në ekonominë greke tregohet nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte (IHD) në Greqi, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OECD. Në......
Kosovë, përmbyllet balotazhi në 18 komuna, LDK-ja force e pare, fiton edhe Prishtinën
Në Kosovë është përmbyllur balotazhi i zgjedhjeve vendore. Në 18 komuna, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj, përfshirë në qendra të mëdha, si Prishtina,......
Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët socialistë në të pesta bashkitë
Në të pesta bashkitë ku pati zgjedhje të parakohshme, të dhënat paraprake të numërimit tregojnë epërsi të dukshme të kandidatëve socialistë. Në Tepelenë, ku......
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë......
Moti i keq, ARRSH apel shoferëve për kujdes në disa akse rrugore të vendit
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit. ARRSH njofton se ka patur rënie gurësh......
Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfunduan/ Celibashi: Nuk kemi evidentuar problematika, pjesëmarrja e ulët nuk cenon legjitimitetin
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat pas përfundimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Ai raportoi shifrat e......
Mbyllet procesi i votimit/ Mati dhe Tepelena kryesojnë pjesëmarrjen, Vlora renditet e fundit
Sot u mbajtën zgjedhjet vendore në pesë bashki të vendit, ku procesi i votimit përfundoi në orën 18:00. Shqiptarët votuan në: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik......





