Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 09:47

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 97.4 lekë dhe është shitur me 98.2 lekë pa ndonjë lëvizje të ndjeshme nga java që lamë pas.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 105.1 lekë në raport me javën e kaluar.

Paundi britanik ka humbur pikë këtë të hënë duke u blerë sot me 112.4 lekë dhe duke u shitur me 113.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat