Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 09:36

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane duket të ketë regjistruar edhe ajo zbritje gjatë fundjavës duke u blerë sot me 98 lekë dhe duke u shitur me 98.8 lekë krahasuar me javën që lamë pas.

Franga zvicerane edhe pse e qëndrueshme këtë mëngjes ka kaluar një fundjavë negative teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë në raport me javën e shkuar.

Paundi britanik është blerë sot me 114.5 lekë dhe është shitur me 115.8 lekë duke humbur gjithashtu edhe ai pikë këtë fillim jave krahasuar me javën e kaluar referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat