Shqipëria Postuar më 14 Prill 2025, 09:19

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht sërish duke u humbur pikë në raport me javën që lamë pas teksa është blerë këtë të hënë me 86.7 lekë dhe është shitur me 89 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane duket të mos luhatet as këtë fillim jave duke ruajtur relativisht po të njëjtat kuota si java që lamë pas duke u blerë sot me 98.8 lekë dhe duke u shitur me 99.6 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë me 105.7 lekë dhe duke u shitur me 107 lekë krahasuar me javën e shkuar.

Paundi britanik duket se ka rikuperuar disi nga java e kaluar duke u blerë sot me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat