Shqipëria Postuar më 7 Prill 2025, 08:56

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? – Dobësohen

Dollari amerikan ka pësuar sërish zbritje të kuotës këtë fillim jave pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me 91.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës nga java e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 98.7 lekë dhe duke u shitur me 99.6 lekë.

Franga zvicerane ka rikuperuar pikë pasi krahasuar me javën e shkuar është blerë këtë të hënë me 104.5 lekë dhe është shitur me 105.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq duket se është dobësuar ndjeshëm këtë fillim jave në raport me javën që lamë pas duke u blerë sot me 115.5 lekë dhe duke u shitur me 117.1 lekë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat