Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 10:09

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e kaluar teksa është blerë sot me 81.3 lekë dhe është shitur me 82.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e nis këtë javë në vlera të qëndrueshme pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga java e kaluar teksa është blerë sot me 95.3 lekë dhe është shitur me 96.1 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke e nisur javën në zbritje teksa është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë krahasuar ame javën e shkuar.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 109 lekë dhe është shitur me 110 lekë duke e nisur javën në kuota konstante pa ndonjë luhatje të ndjeshme të kuotës nga java e kaluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat