Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2025, 10:37

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje gjatë fundjavës duke humbur pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka pasur një fundjavë relativisht të qëndrueshme sërish duke mos shënuar luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa është bletë këtë të hënë me 96.1 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës gjatë këtyre dy ditëve duke u forcuar në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 103.9 lekë.

Paundi britanik  gjithashtu ka pasur një rritje të kuotës këtë fundjavë pasi krahasuar me javën e shkuar është blerë këtë fillim jave me 109.4 lekë dhe është shitur me 110.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat