Si ka ndryshuar buxheti për mbrojtjen sociale? - Në vitin 2025 shkurtohen fondet për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë
Buxheti për mbrojtjen sociale për vitin 2025 ka pësuar “tkurrje” në raport me vitet e mëparshme.
Referuar treguesve fiskale të projektbuxhetit, gjatë vitit të ardhshëm është parashikuar që për këto kategori të shpenzohen afro 28.1 miliardë lekë, apo rreth 286 milionë euro, me një rënie prej 2.1 miliardë lekë apo 22 milionë euro në raport me aktin normativ të fundit të vitit 2024.
E ndarë sipas kategorive, pagesa e papunësisë, mbetet në nivelin e 800 milionë lekëve duke mos pësuar ndryshim në mbështetje në raport me këtë vit.
Ndihma ekonomike dhe paaftësia në punë, merr një buxhet prej 23.7 miliardë lekësh në vitin 2025, dhe pëson një rënie me afro 2.4 miliardë lekë në raport me këtë vit.
Kompensimi për ish të përndjekurit politikë bie në 1.2 miliardë lekë, nga 1.4 miliardë lekë të parashikuara në buxhetin e 2024-ës.
Ndërsa bonusi i lindjeve është planifikuar në 2.2 miliard lekë, me një rritje të pandjeshme në raport me këtë vit. Sa i takon indeksimit të pensioneve, fondi zbret në 1.6 miliardë lekë nga 4.1 të shpërndara gjatë këtij viti dhe bonusi i fundivit pëson një rritje prej 100 milionë lekësh, duke arritur në 3.75 miliardë lekë.
Në lidhje me sektorin bujqësor, vitin a ardhshëm parashikohet një rritje fondesh prej 400 milionë lekësh krahasuar me buxhetin fillestar, duke arritur një total prej 14.6 miliardë lekëve. Fondet për zhvillimin rural, ku përfshihen edhe subvencionet kanë mbetur në të njëjtin nivel si një vit më parë, regjistruar në 7.2 miliardë lekë.
Sondazh

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA? Janë të përqëndruar në zona ku tradicionalisht fitojnë Demokratët
Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht. Shqiptarët në Amerikë janë......

Modernizohet baza e helikopterëve në Farkë - Ministria e Mbrojtjes hap tenderin me fond limit prej 706,4 milionë lekë
Baza ajrore e helikopterëve në Farkë pranë Tiranës pritet të modernizohet. Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderin për ndërtimin e kuadrateve kryesore dhe......

Shumë shtëpi të pabanuara në vend! - Ato të banuarat “udhëhiqen” kryesisht nga mosha e tretë
Çati të rëna, suva e prishur apo dhe mure të thyera. Në vend numërohen gjithnjë e më shumë shtëpi të braktisura si pasojë e emigrimit masiv që kanë ndodhur......

Energjia, kusht për shitjen apo qiradhënien e banesave - Pronarët duhet të pajisen me certifikatën e performancës energjetike
Çdokush që do të shesë apo do të japë me qira një banesë duhet të pajiset me certifikatën e performancës së energjisë, pasi në të kundërt transaksioni nuk......

Pensionet, cili është plani i qeverisë për skemën? - Malaj: Presim formulën finale, mund të ndërhyjmë në buxhet
Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar që të rishikohen fondet për mbrojtjen sociale dhe konkretisht për skemën e pensioneve në......

Skenari pothuajse i pamundur i zgjedhjeve në SHBA - Çfarë ndodh nëse Harris dhe Trump kanë numër të barabartë zgjedhësish?
Po sikur as demokratja Kamala Harris dhe as republikani Donald Trump të mos arrijnë të fitojnë shumicën e votuesve më 5 nëntor? Mundësia, e cila shkakton......

Edicion Informativ
E hënë - e shtunë

“39 mld euro në vit deri në 2050” - BE-së i duhen investime të mëdha për dekarbonizimin e transportit
Evropa duhet të shpenzojë 39 miliardë euro në vit për të arritur emetimet neto zero në sektorin e transportit deri në vitin 2050, tha grupi i fushatës......