Si investohen paratë e sigurimit të jetës? - AMF publikon projektrregulloren. Në rast likuidimi, i siguruari kalon në fond tjetër
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik projektrregulloren “Për sigurimin e jetës të lidhur me pjesëmarrjen në sipërmarrjet e investimeve kolektive me ofertë publike”, i cili përcakton procedurat që duhet të ndjekin kompanitë e sigurimit dhe qytetarët për t'i investuar paratë e sigurimit të jetës në tituj qeveritarë përmes fondeve të investimeve.
Primi i sigurimit të jetës i lidhur me pjesëmarrjen në fondet e investimit, i cili paguhet nga i siguruari ose kontraktuesi, përbëhet nga primi për sigurimin e jetës, pra shuma e parave të sigurimit që përdoret për mbulimin e ngjarjes së sigurimit në rastin e vdekjes ose të mbijetesës së të siguruarit, përbëhet nga primi për investim, pra pjesa e parave të sigurimit që përdoret për blerjen e kuotave në fondet e investimit të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe shpenzimet operative, pra pjesa e primit të sigurimit i cili përfshin komisionin e ndërmjetësimit, si dhe shpenzime të tjera administrative.
Shoqëria e sigurimit është e detyruar që primet për investim, t’i investojë për blerjen e kuotave në fondet e investimit, të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Kompania e sigurimit është e detyruar të njoftojë të siguruarin lidhur me numrin e kuotave të blera, çmimin e blerjes së kuotës së fondit të investimit dhe shpenzimet për këtë transaksion, për çdo blerje nga portofoli i investimit.
Por, çfarë ndodh me paratë e investuara në rast se kompania e sigurimit mbyll aktivitetin e saj?
Në rast të bashkimit ose likuidimit të fondit të investimit, shoqëria e sigurimit duhet t’i japë mundësinë të siguruarit, të kalojë në fond tjetër, të administruar nga e njëjta shoqëri administruese, ose të kalojë në fond tjetër të administruar nga një shoqëri tjetër.
Shpenzimet lidhur me transferimin merren përsipër nga shoqëria e sigurimit. Në rast kur i siguruari nuk pranon të kalojë në një fond tjetër investimi, shoqëria e sigurimit do t’i paguajë të siguruarit vlerën e portofolit investues pa aplikuar komision dalës dhe do t’i kthejë pjesën e pashfrytëzuar të primit për sigurim.
Sondazh

Groenlandë, Partia Demokratike triumfon në zgjedhje - Opozita pro-pavarësisë “graduale” fitoi 30% të votave
Partia Demokratike e qendrës së djathtë pro-pavarësisë së Groenlandës fitoi shumicën e votave me pothuajse 30% në zgjedhjet parlamentare, duke arritur një......

BE i kundërpërgjigjet Trump - Vendos paketë hakmarrëse ndaj tarifave amerikane të çelikut, aluminit
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane për importet e çelikut dhe aluminit, duke......

4 rrugë me pagesë, ARRSH platformë për mirëmenaxhimin - Hapet tenderi 120.3 mln lekë, përdorues do të jenë edhe koncesionarët
Teksa rrugët me pagesë pritet të shtohen, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ngrejë një platformë të integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin......

2024, papunësia në Shqipëri zbret në 8.8% - Shifrat reflektojnë rënien e popullsisë dhe ndryshimet demografike
Papunësia në Shqipëri për popullsinë 15 vjeç e lart regjistrohet në 8.8 për qind. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka bërë me dije shifrat nga anketa......

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, në Shqipëri - Në fokus, reformat dhe negociatat për anëtarësimin në BE
Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar......

“Rritet aksesi në financë i pensionistëve” - Ministrja Ibrahimaj: Tekstilet, një tjetër sektor që do të mbështetet nga Banka e Zhvillimit
Përveç bujqësisë, tekstilet janë një tjetër sektor që do të mbështeten me financim nga Banka e Zhvillimit. Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë......

Çikopana: Brenda vitit 2026 përfundon regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në të gjithë vendin!
Drejtoresha e Auditit të Brendshëm pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Erisela Çikopana njoftoi gjatë seancës dëgjimore në nënkomisionin për Auditimin e......

Tarifat e Trump për metalet hyjnë në fuqi - Kanadaja, Kina, Brazili janë vendet që ndikohen më shumë nga vendimi ri
Tarifat e Presidentit Donald Trump për të gjitha importet amerikane të çelikut dhe aluminit kanë hyrë në fuqi, në një përpjekje për të ndryshuar rrjedhën e......