Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në depozita 1 mujore.
Asgjë nuk i rrëzon nga froni depozitat me afat mbi 2 vjet, të cilat vijojnë të jenë më të pëlqyerat nga qytetarët, por që nuk po rriten me të njëjtin ritëm si më parë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje me vetëm 0.1% të shumës së depozitave me këtë afat.
Sa më e madhe të jetë koha e investimit dhe e shumës në depozita, aq më e lartë do të jetë norma e interesit, e për rrjedhojë aq më i lartë do të jetë edhe fitimi pas përfundimit të afatit. Gjithashtu, ato ofrojnë më tepër qëndrueshmëri, pasi nuk kërkojnë rrinvestime të shpeshta. Për këtë arsye, vlera e depozitave me afat dyvjeçar rezulton të jetë 166 miliardë lekë, më e larta në krahasim me llojet e tjera të depozitave.
Edhe pse me depozitat afatshkurtra ndodh e kundërta, pra normat e interesit janë më të ulëta, nuk janë aq të ngurta sa ato afatgjata dhe kushtojnë më tepër kohë për t'i lëvizur e riinvestuar, ato po shohin më tepër rritje. Sipas statistikave zyrtare, depozitat me afat 1 muaj shënuan një rritje rekord prej 7% në muajin gusht, duke kapur kështu për herë të parë një vlerë prej 1.9 miliardë lekësh.
Ky ndryshim në sjelljen e qytetarëve mund të vijë për arsye se ata kërkojnë kthime më të shpejta nga investimi i parave në depozita, edhe pse ato afatshkurtra nuk i ofrojnë të njëjtin komoditet e fitim si kursimet e ruajtura për një kohë më të gjatë.
Depozitat vazhdojnë të jenë forma kryesore e investimit të parave të shqiptarëve, megjithëse aktualisht ekzistojnë edhe plot mënyra të tjera investimi, siç mund të jenë ato në tituj qeveritarë, kriptomonedha dhe të tjera.
Por sa peshë zënë ato në sistemin bankar dhe si është raporti me kreditë?
Burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues të bankave mbeten depozitat, që mbulojnë rreth dy herë vëllimin e kredive të sektorit. Në fund të gjysmës së parë të vitit, raporti “hua/depozita” ishte 51.6% ose rreth 2 pikë përqindjeje më i lartë nga vlera e gjashtë muajve më parë.

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve
Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte......

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar......

Integrimi i refugjatëve në tregun e punës - Qeveria greke synon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore
Refugjatët që kanë fituar të drejtën e azilit në Greqi së shpejti do të integrohen në tregun e punës, sipas një plani të ri të qeverisë që synon të zbusë......

SHBA, drejt mbylljes së qeverisë - Udhëheqësit nuk arrijnë marrëveshje në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kundërshtarët e tij demokratë nuk arritën përparim të dukshëm gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë që kishte për......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......