Si funksiononte skema e mashtrimit TXEX? - Dokuzi: Ishte efekt zinxhir. Komisionet kalonin nga një individ tek tjetri
Skema piramidale “XEUX”, ose siç njihet ndryshe “TXEX”, nuk është e para dhe as e fundit që shfaqet në rrjetet sociale.
Skema funksiononte thjesht: një individ i rekomandonte dikujt tjetër, duke krijuar një efekt zinxhir, ku secili merrte komisione nga tjetri. Por, në fund, mashtruesi që krijon platformën arrin objektivin e depozitave dhe më pas largohet nga “loja”.
Shahin Dokuzi, ekspert për kriptomonedhat, shprehet: “Platformat mashtruese kanë ekzistuar gjithmonë, por tani duket se shqiptarët po mashtrojnë vetë shqiptarët. Si popull kemi maninë e fitimit të shpejtë dhe, për shkak të mungesës së informacionit, investojmë pa menduar gjatë. Në fund, kjo sjell vetëm humbje.”
Sipas tij, këta individë përdorin rrjetin social Telegram, ku krijojnë grupe, postojnë video dhe foto me efekte reklamuese, madje sajojnë fitime të përditshme për të joshur viktimat. Përmes kësaj taktike, ata mashtrojnë qytetarët me kërkesa për shuma relativisht të vogla, zakonisht 1 mijë apo 2 mijë euro.
“Ideja është që të tërheqin njerëzit me shuma të vogla. Shumë më kanë pyetur rreth këtyre platformave dhe, edhe pse u them të mos investojnë, përsëri hyjnë. Telegram-i nuk ka verifikime si WhatsApp-i, ndaj edhe nëse një faqe mbyllet, ata hapin një tjetër menjëherë,” shton Dokuzi.
Ekspertët theksojnë se investimet në faqe të dyshimta me fokus kriptovalutat po kthehen gjithnjë e më shumë në kërcënim për individët shqiptarë. Mungesa e informacionit dhe dëshira për fitime të shpejta i bën qytetarët pre të lehtë për këto skema mashtruese. Prandaj, sipas tyre, ndërgjegjësimi është mbrojtja e vetme.

Rektori i UT: Aplikuan më shumë maturantë këtë vit - Cilat janë politikat mbështetëse të studentëve në Universitetin e Tianës?
Teksa universitetet po pregatiten për nisjen e regjistrimeve, në një konferencë për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, theksoi se ky vit......

“Rimëkëmben” kursimet e shqiptarëve në euro - BSH: Arrijnë në 1.4 trilionë lekë depozitat e përfshira në paranë e gjerë
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Sa e përdorën shqiptarët internetin nga pajisjet inteligjente? Eurostat na rendit të parafundit në Evropë. Polonia, më keq se ne
Telefoni dhe kompjuteri vijojnë të jenë pajisjet kryesore për lidhjen me internetin, por kohët e fundit teknologjia “smart” po fiton gjithnjë e më shumë......

“Kujdes nga skemat mashtruese të investimeve online!” - AKSK paralajmëron qytetarët: Humbje financiare të parikuperueshme
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar ndaj rasteve të mashtrimit online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas këtij......

Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset - 7-mujori, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi me 10 milionë euro
Sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, cila regjistrohet në afro 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro......

“3-8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale” - Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për falsifikimin e monedhave
Kodi i ri Penal parashikon dënime nga 3 deri në 8 vite burg për skemat mashtruese dhe piramidale të huamarrjes. Sipas këtij dokumenti të nxjerrë për......

“Mbetjet nuk do të menaxhohen më nga bashkitë” - Rama njofton krijimin e Operatorit kombëtar për trajtimin e mbetjeve
Së shpejti pritet të krijohet “Operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve”. Deklaratën e bëri kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për Reformën në......

Individët, “lokomotiva” e kredisë/ Korriku shënon nivelin më të lartë historik, huaja për bizneset tkurret
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 893.1 miliardë lekë në Korrik të vitit 2025, me një rritje të......