Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2025, 09:40

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe është shitur me 83.2 lekë.

Monedha europiane sipas kursit të këmbimit lokal vijon edhe ajo e paqëndrueshme po pa ndonjë luhatje të konsiderueshme teksa është blerë këtë të martë me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.3 lekë.

Franga zvicerane sakaq edhe pse konstante këtë mëngjes e ka mbyllur muajin pozitivisht duke u blerë mëngjesin e sotëm me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë nga një ditë më parë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është forcuar këtë të martë duke e mbyllur këtë periudhë 30 ditore në rritje teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.4 lekë.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...