Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2025, 10:06

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 97.6 lekë dhe duke u shitur me 98.4 lekë duke e mbyllur kështu këtë muaj në vlera relativisht të qëndrueshme.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje të vlerës këtë fund muaji duke e nisur këtë sezon veror në kuota pozitive teksa është blerë sot m e103.7 lekë dhe është shitur me 105 lekë në raport me javën e kaluar.

Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne duke u blerë sot me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat