Shqipëria Postuar më 15 Gusht 2025, 10:49

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie duke humbur pikë nga dje teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë këtë të premte me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë duke regjistruar rritje nga një ditë më parë teksa e ka mbyllur këtë javë pozitivisht.

Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar rritje mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 101.9 lekë dhe duke u shitur me 103.2 lekë në raport me ditën e enjte.

Paundi britanik është dobësuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 111.3 lekë dhe duke u shitur me 112.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat