Shqipëria Postuar më 24 July 2026, 11:27

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave nuk ka pasur luhatje të ndjeshme ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka shënuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës as mëngjesin e kësaj të premte teksa është blerë sot krahasuar me ditën që lamë pas me 93.2 lekë dhe është shitur me 94 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo e mbyll këtë javë në vlera konstante pa ndonjë ndryshim të dukshëm në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 100 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq e përfundon këtë javë negativisht duke humbur pikë në raport me ditën e enjte teksa është blerë sot me 108.8 lekë dhe është shitur me 110 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat