Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2026, 11:19

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një javë relativisht të paqëndrueshme duke e nisur atë pozitivisht por duke humbur pikë gradualisht sikurse edhe këtë mëngjes teksa është blerë sot me 82 lekë dhe është shitur me 83.1 lekë në raport me ditën e djeshme.

Monedha europiane ndërkaq e ka mbyllur javën në vlera konstante duke mos pasur luhatje të konsiderueshme gjatë kësaj jave teksa është blerë sot në raport me ditën e enjte me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane sakaq e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të ndjeshme të kuotës krahasuar këtë të premte me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 101.6 lekë dhe është shitur me 102.6 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke u blerë sot me 108.4 lekë dhe duke u shitur me 109.5 lekë në raport me ditën e enjte referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat