Shqipëria Postuar më 8 Maj 2026, 10:22

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës edhe këtë të premte duke u blerë sot me 95.1 lekë dhe duke u shitur me 95.9 lekë në raport me ditën e enjte.

Franga zvicerane gjithashtu nuk duket të ketë pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita që lamë pas duke e mbyllur javën në kuota konstante teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.6 lekë.

Paundi britanik ndërkaq ka pasur zbritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke e mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 109.6 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat