Shqipëria Postuar më 23 Janar 2026, 10:21

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse rikuperoi disi gjatë kësaj jave ka regjistruar sërish rënie këtë fundjave duke e mbyllur negativisht këtë periudhë teksa është blerë sot në raport me dje me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon edhe këtë të premte të mos pësojë lëvizje të ndjeshme të kuotës duke e mbyllur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shënuar luhatje të konsiderueshme këtë mëngjes duke e mbyllur edhe ajo në kuota konstante këtë javë teksa është blerë sot me 103.3 lekë dh është shitur me 104.3 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik sakaq ka pasur rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u forcuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat