Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2025, 09:40

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane e ka mbyllur javën në qëndrueshmëri duke mos u luhatur ndjeshëm nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 96.2 lekë dhe është shitur me 97 lekë.

Franga zvicerane ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm sikurse edhe ditën e enjte duke u blerë sot me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë teksa e mbyll këtë javë pozitivisht.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor është blerë këtë të premte me 109 lekë dhe është shitur me 110.2 lekë duke mos lëvizur ndjeshëm nga dita e djeshme teksa e mbyll javën në kuota konstante.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat