Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2025, 10:04

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.3 lekë në raport me dje.

Monedha europiane sakaq ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën pozitivisht teksa është blerë sot me 96.3 lekë dhe është shitur me 97 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo ka regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën në vlera pozitive teksa është blerë 103.4 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk ka pësuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës këtë fund jave duke u blerë sot në raport me dje me 108.9 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat