Shqipëria Postuar më 31 Tetor 2025, 09:46

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u blerë këtë të premte me 83 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu e ka mbyllur javën në rënie duke humbur pikë mëngjesin e sotëm teksa është blerë në raport me ditën e djeshme me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë.

Franga zvicerane duket e qëndrueshme këtë të premte duke mos u luhatur ndjeshëm nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.7 lekë.

Paundi britanik referuar tregut të brendshëm valutor edhe ai ka pasur një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot krahasuar me dje me 109.3 lekë dhe është shitur me 10.3 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat