Shqipëria Postuar më 24 Tetor 2025, 09:38

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës dita e djeshme duke u blerë sot me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 96.2 lekë dhe është shitur me 97 lekë duke pësuar kështu një zbritje të lehtë të vlerës nga një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rritje të kuotës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 103.8 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë duke e mbyllur javën pozitivisht.

Paundi britanik ndërkaq referuar tregut të brendshëm valutor ka humbur pikë këtë të premte duke e mbyllur javën në rënie teksa është blerë sot me 110.1 lekë dhe është shitur me 111.3 lekë krahasuar me dje.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat